Postuar: Qershor 26, 2026 | 19:22
ZYRTARE/ Klubi i Superiores fillon punën nga sulmi, prezanton transferimin e parë për sezonin e ri
Sokol Kiqina është transferimi i parë i Laçit për sezonin e ri. Bardhezinjtë kanë nisur kështu me punën, ndërsa përforcohen me sulmuesin e Dinamos së Ferizajt. 24-vjeçari ka një eksperiencë të mëparshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për periudhën 2023-2024 tek Erzeni.

Njoftimi i Laçit: “KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e parë që i bashkohet ekipit bardhezi përpara nisjes së sezonit të ri. Klubi ynë ka arritur akordin me sulmuesin 24-vjeçar nga Kosova, Sokol Kiqina.
Pas eksperiencës tek ekipi i KF Dianmo Ferizaj ku shënoi 17 gola në total, Kiqina vesh fanellën bardhezi duke u bërë kështu përforcimi ynë më i ri.
KF Laçi i uron suksese në këtë aventurë të re!”
PANORAMASPORT.AL













