VIDEO/ Atmosferë pozitive dhe vetëm një “incident”, afrimet e Vllaznisë ia marrin këngës në Slloveni
Te Vllaznia mbizotëron një atmosferë pozitive, ndërsa në prag është ndeshja e turit të parë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë do të përballen me Malishevën. Aktualisht janë në Slloveni për fazën përgatitore.

Disa lojtarë i janë afruar ekipit të parë. Dhe Vllaznia ka ndarë një video ku i tregon duke kënduar me radhë, teksa vetëm Brajkoviç rrezikon të rrezikon të rrëzohet pas performancës së tij.
Patrik Bardhi dhe Xhezair Avduli janë dy lojtarë të tjerë, që ia marrin këngës. Po ashtu nuk mungojnë afrimet nga akademia ku Amer Kthupi prezantohet ndër të tjerë.
Vllaznia ka pasur disa largime të lojtarëve titullarë. Ndaj dhe Martini duhet të ndërtojë formacionin titullar me ndryshime nga sezoni i fundit.
Postimi i Vllaznisë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













