Murinjo flet për Real Madridin e ri: Dua lojtarët më të mirë, s’do të ndëshkoj askënd! Menaxhimi i egos është problemi më i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 14:06

Murinjo flet për Real Madridin e ri: Dua lojtarët më të mirë, s’do të ndëshkoj askënd! Menaxhimi i egos është problemi më i madh

Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo ka folur me Adebayo Akinfenwa në podkastin Beast Mode On, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë largime të emrave të mëdhenj nga skuadra.murinjo“Doja të sqaroja një gjë: Kam lexuar disa komente që qarkullojnë: ‘Zhoze Murinjo do të vijë këtu dhe do të largojë disa nga lojtarët më të mirë për shkak të problemeve që patën sezonin e kaluar’. Jo. Dua këta lojtarë! Dua më të mirët. Tani duhet të gjej një mënyrë për të pasur një ekip të bashkuar dhe koheziv, natyrisht për të shmangur vështirësitë që patën paraardhësit e mi në sezonet e mëparshme.”

Referenca është e qartë për vështirësitë e Alonsos me emrat e mëdhenj në listë, diçka që është përsëritur me Arbeloan, për shembull me Mbapen: “Menaxhimi i egove është problemi më i madh që një trajner mund të ketë. Lojtarët më të mirë janë problemi më i mirë që një trajner mund të ketë”, shtoi trajneri, i cili tashmë ka nënshkruar me Mark Kukurejën, Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate, Denzel Dumfris: “Dua cilësi. Ndonjëherë njerëzit thonë, ‘Ky lojtar ka cilësi të jashtëzakonshme, por nuk është fizikisht në nivelin e duhur’. Kjo do të thotë se ai nuk është në nivelin e duhur. ‘Ky lojtar ka cilësi të jashtëzakonshme, por nuk është konsistent, ka ulje dhe ngritje’. Pra, ai nuk është një lojtar i shkëlqyer.” Një lojtar i shkëlqyer duhet të jetë një paketë e plotë,” shpjegoi “Special One”.

“Ai duhet të jetë teknikisht i mirë, fizikisht i fortë dhe mendërisht i fortë. Ai duhet të jetë një lojtar ekipi. Kjo është ajo që kërkoj unë. Ndonjëherë ke shumë prej tyre në skuadër dhe është parajsë, herë të tjera ke më pak dhe puna është pak më e vështirë. Unë besoj fuqimisht se një nga cilësitë e një trajneri është gjithashtu të dish si t’i zhvillosh lojtarët.”

PANORAMASPORT.AL