Rubin Kazan shet Dakun? Menaxheri pasi zbulon emrin e klubit: Mund t’i bëjë punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 17:48

Rubin Kazan shet Dakun? Menaxheri pasi zbulon emrin e klubit: Mund t’i bëjë punë

Spartaku i Moskës është i interesuar për shërbimet e Mirlind Dakut. “Metaratings.ru” tregoi disa ditë më parë për këtë prapaskenë që lidhet me sulmuesin e Kombëtares.

daku

Sa i përket mundësisë së një transferimi, ka folur pikërisht Dmitry Selyuk. Menaxheri i lojtarëve në Rusi mendon se Rubin Kazan nuk do të dëmtohej nga ky largim, dhe po ashtu do ndihmonte Dakun.

“Largimi i Dakut nuk do ta dëmtonte Rubinin. Për klubin nga Kazani do të ishte një gjë shumë e mirë nëse Spartaku do ta blinte lojtarin, sepse me ato para do të mund të përforcohej me futbollistë të tjerë. Edhe për Dakun kjo do të ishte pozitive, ndërsa për Spartakun nuk e di. Gjithçka varet nga mënyra se si do ta përdorin.

Daku është i fortë në lojën me kokë, është i rrezikshëm brenda zonës dhe, përveç kësaj, ka shpejtësinë për t’u shkëputur në hapësira. Ai është një futbollist shumëdimensional. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë ndeshje, ndaj skuadrat duhet të bëjnë rotacion të lojtarëve. Në përballjet me kundërshtarë të vështirë, që nuk luajnë vetë dhe nuk i lënë të luajnë as të tjerët, duhen futbollistë të profilit të Dakut. Prandaj ai mund t’i hyjë në punë Spartakut”, u shpreh Selyuk.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL