EKSKLUZIVE/ Ndizet merkato! Teuta e Edlir Tetovës “parakalon” Egnatian, pranë firmës me yllin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 18:00

EKSKLUZIVE/ Ndizet merkato! Teuta e Edlir Tetovës “parakalon” Egnatian, pranë firmës me yllin e Vllaznisë

Zhvillimet e merkatos së verës janë mjaft interesante. Egnatia ishte shumë pranë firmës me Esat Malën, por pasi Final Four mbaroi gjërat kanë ndryshuar.

Balaj-mala

“Panorama Sport” mëson tashmë se Teuta është më pranë Malës. Ylli i Vllaznisë duket më i prirur për t’u larguar nga kuqeblutë.

27-vjeçari luan me Vllazninë që nga viti 2022. Mbi 300 ndeshje janë luajtur nga ana e tij me kuqeblutë dhe Partizanin. Dy klube me histori në Shqipëri.

Teuta ndërkohë po ndërtohet me objektiva të mëdha. Synim është që me Edlir Tetovën në krye të kthehet në majat e futbollit shqiptar.

PANORAMSPORT.AL