Dëshiron të flitet vetëm për të/ Ronaldo, i bezdisur nga krahasimet me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 21:00

Dëshiron të flitet vetëm për të/ Ronaldo, i bezdisur nga krahasimet me Mesin

Kristiano Ronaldo nuk duron dot të pyetet për Leo Mesin. Ai dëshiron të flitet vetëm për të. Dhe pastaj, për rekordet e tij dhe vetëm të tijtë. Dhe më vonë se sa të mirë janë. Momenti më qesharak ka qënë pas ndeshjes kundër Uzbekistanit në daljen para mediave.

RONALDO MESI

Në momentin që i është drejtuar një pyetje se si e komenton dualitetin me Mesin CR7 belbëzoi diçka në gjuhën portugeze. Diçka e pakuptimtë. Kristiano Ronaldo nuk e kupton që Leo Mesi nuk është armiku sepse argjentinasi luan në një kompeticion tjetër, atë qiellor, atë të destinuar për perënditë.

Kristiano duhej të shënonte në këtë Kupë Bote dhe ai e bëri atë kundër Uzbekistanit, një dygolësh që shërben për t’u bërë lojtari i parë që shënon të paktën një gol në gjashtë Kupat e Botës.

Ai ka dhjetë gola dhe dy asistime në 24 ndeshje. Mesi tashmë ka 18 gola, gola dhe 8 asistime, ka marrë pjesë në 28 aksione goli në Kupën e Botës. Një rekord që flet për ndryshimin e madh mes njërit dhe tjetrit. Ndërsa Kristiano ka nevojë për golin, Mesi vendos dhe i bën shokët e tij të skuadrës të shkëlqejnë. Leo zgjoi botën në ditëlindjen e tij të 39- të me një video.

Ai postoi postoi duke punuar në palestër. Imazhi i parë u dominua dhe u pasua nga ushtrime force me pesha dhe ushtrime bazë me topa mjekësorë të kryer në mënyrë perfekte.

Gjëja më e mirë për Mesin është se duke parë se si është fizikisht është gjithnjë e më i qartë se ai do të jetë ylli i Kupës së Botës në Spanjë, Portugali dhe Marok, një Kupë Bote në të cilën Leo do të hyjë në moshën 42-vjeçare, vetëm një vit më shumë sesa tregon pasaporta e Kristiano Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL