Vllaznia fiton miqësoren e dytë, triumfon ndaj kroatëve pas 6 golave me Markun e Balajn si protagonistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 20:16

Vllaznia fiton miqësoren e dytë, triumfon ndaj kroatëve pas 6 golave me Markun e Balajn si protagonistë

Vllaznia ka fituar me shifrat 6-3 miqësoren e dytë të luajtur në Slloveni ku po kryen fazën përgatitore për ndeshjet e Ligës së Konferencës ku do të luajë në turin e parë.

sfdfsdsfddfsfdsdsfdsf

Ekipi shkodran, pak ditë pas humbjes ndaj Olimpija Ljubljanës me shifrat 4-0, ka luajtur ndaj kroatëve të NR Rudes. Këtë herë trajneri Martini ka bërë rotacion, duke aktivizuar më shumë zgjedhje të dyta apo futbollistë të afruar nga merkato për të parë gjendjen e tyre.

Në pjesën e parë ishin kroatët ata që u treguan më të saktë, pasi e mbyllën këtë fraksion loje me shifrat 3-2, ndërsa ishte Herald Marku ai i cili shënoi dy golat për shkodranët.

Pas pushimit, Vllaznia ishte më e qartë para portës dhe pasi barazoi me një autogol, tundi rrjetën përsëri me dygolëshin e Balajt dhe golin e Arës për të mbyllur me një sukses 6-3 këtë përballje të dytë miqësore në tokën sllovene.

PANORAMASPORT.AL