Vazhdon mallkimi 12-vjeçar i Manuel Nojer, tani është një hap larg rekordit më të padëshiruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 22:32

Vazhdon mallkimi 12-vjeçar i Manuel Nojer, tani është një hap larg rekordit më të padëshiruar

Porta e Gjermanisë në Botëror duket e mallkuar për sa kohë në katërkëndorin e saj qëndron Manuel Nojer. Mund të duket e pabesueshme por ai që cilësohet si një nga portierët më të mirë të historisë së Gjermanisë, e ka të pamundur të mos pësojë prej më shumë se një dekade gol dhe aktualisht është vetëm një hap larg një rekordi të padëshiruar në Botërorë.

lk;lk;lk;lk;lk

Goli i pësuar nga Ekuadori, konfirmoi edhe një herë se Nojer në këtë turne nuk mund të cilësohet “i pakalueshëm”. Statistikat thonë se kjo ishte ndeshja e tij e 9-të radhazi në Botërore në të cilat pëson gol. Me pak fjalë, hera e fundit kur ka ruajtur portën të paprekur ka qenë në finalen e fituar 1-0 përballë Argjentinës në vitin 2014.

Nojer kësisoj ka rekordin e dytë më të keq të të gjitha kohëve për gola të pësuar në ndeshje radhazi në Botërorë, përkrah suedezit Tomas Raveli. Vendi i parë i përket meksikanit Antonio Karbahal, i cili ka regjistruar 10 ndeshje radhazi me gola të pësuar.

PANORAMASPORT.AL