Postuar: Qershor 26, 2026 | 8:22
VIDEO/ Njërën e pret ferri ndaj Brazilit, Japonia dhe Suedia e mbyllin me paqe grupin në Botëror
Japonia dhe Suedia e kanë mbyllur me barazim 1-1 sfidën e raundit të tretë. Ndeshjen e zhbllokoi Japonia me gol në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa suedezët rikthyen baraspeshën.

Japonezët i pret ferri në fazën me kualifikim direkt. Kjo pasi Japonisë i është zyrtarizuar përballja me Brazilin, ndërsa e mbylli grupin në vendin e dytë.
Sa i përket Suedisë. Aktualisht projektohet sfida me Francën. Megjithatë, akoma nuk është fakt.
Përballja Brazil-Japoni ndërkohë do të vijë më 29 qershor. Kjo sfidë nis në orën 19:00.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













