Realizoi 3 gola për 32 minuta, Dembele vendos rekord historik te Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 0:05

Realizoi 3 gola për 32 minuta, Dembele vendos rekord historik te Franca

Ousmane Dembele ishte protagonisti absolut i fitores së Francës, duke realizuar një tregolësh brenda vetëm 32 minutave të para të ndeshjes.

DEMBELE TRIPLETE

Sulmuesi francez hyri në histori, pasi ky është tregolëshi i dytë më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës. Rekordi vazhdon të mbahet nga Erik Probst, i cili realizoi tre gola për Austrinë ndaj Çekosllovakisë brenda 24 minutave në vitin 1954.

Me këtë paraqitje spektakolare, Dembele konfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme dhe udhëhoqi Francën drejt një tjetër fitoreje bindëse.

PANORAMASPORT.AL