VIDEO/ Momenti i sikletshëm, futbollisti i Gjermanisë hutohet nga humbja dhe përfundon në autobusin e… gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 13:14

VIDEO/ Momenti i sikletshëm, futbollisti i Gjermanisë hutohet nga humbja dhe përfundon në autobusin e… gabuar

Mesfushori i Gjermanisë, Leon Gorecka u turpërua pas gafës që bëri, pas humbjes ndaj Ekuadorit.MixCollage-27-Jun-2026-01-13-PM-2250Edhe pse nuk mori asnjë minutë nga Nagelsman, ai iu bashkua skuadrës në daljen nga stadiumi MetLife në New Jersey.

31 vjeçari ishte totalisht i hutuar nga humbja saqë ngatërroi autobusin dhe u fut tek ai i Ekuadorit. Por pasi e kuptoi gabimin, doli menjëherë dhe shkoi të futet në autobusin gjerman pranë tij.

Ky moment është filmuar nga tifozët, të cilët nuk mund të mos qeshnin me gafën e çuditshme të futbollistit.

PANORAMASPORT.AL