Nuk është Turqia, cili konsiderohet eliminimi më i papritur i Botërorit deri tani
Botërori 2026 ishte projektuar që të mos dhuronte surpriza në fazën e grupeve. Kjo për shkak se do të kualifikoheshin 32 përfaqësuese nga 48 në total, si asnjëherë tjetër. Në fakt, emrat më të mëdhenj kanë kaluar më tej. Megjithatë edhe surprizat nuk mungojnë.

Dy janë konsideruar surpriza të mëdha. Fillimisht ishte Turqia, që regjistroi dy humbje dhe u eliminua. Fitorja në fund me SHBA nuk i bëri punë.
Eliminimi i Turqisë nuk është surrpiza më e madhe. Befasia e vërtetë është skualifikimi i Uruguajt, që u rendit pas debutuese të Kepit të Gjelbër. Me vetëm 2 pikë snuk bën pjesë as te tetë më të mirat e 12 vendeve të treta.
Kepi i Gjelbër është po ashtu një befasi e bukur. Dhe pse iu dhanë vetëm 32% mundësi për kualifikimin më tej, ia doli të marrë tre barazime dhe të shkojë në fazën 1/16.
PANORAMASPORT.AL













