Postuar: Qershor 27, 2026 | 14:25
BASKET FEMRA/ Shqipëria, sot përballë Kosovës
Prej datës 23 qershor në Pejë po zhvillohet Kampionati Europian i Shteteve të Vogla në basketbollin e femrave, event ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Vajzat kuqezi të trajnerit Vladimir Xheka e kaluan me sukses fazën e grupeve, duke u renditur në vendin e dytë në Grupin A, për të siguruar gjysmëfinalet, fazë ku i pret një sfidë speciale kundër Kosovës.
Dardanet, nga ana e dyte u klasifikuan në vendin e parë në Grupin B. Kështu, sot në orën 19:00 në parketin e palestrës “Karagaç”, Shqipëria dhe Kosova do të matin forcat për një vend në finale. Ndërkohë, më herët, në orën 16:30 do të luhet gjysmëfinalja tjetër e kompeticionit, takim që vendos përballë Armeninë dhe Maltën.
PANORAMASPORT.AL













