Plot 30 milionë euro për Asllanin, prapaskenat si menaxheri i tij i “mbylli derën”… Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 16:34

Plot 30 milionë euro për Asllanin, prapaskenat si menaxheri i tij i “mbylli derën”… Barcelonës

Fisnik Asllani pritet të zyrtarizohet te Borusia Dortmund. Do të jetë transferim i bujshëm për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.

fisnik asllani

Dortmundi ka vendosur të aktivizojë klauzolën prej 30 milionë eurosh, që është në kontratën e Asllanit te Hofenheim. Për Asllanin ndërkohë ishte e interesuar edhe Barcelona.

Përfaqësuesit e sulmuesit shqiptar u treguan të paduruar me katalanasit. Dhe pse Barcelona ishte e gatshme të ofronte 20 milionë euro plus bonuset, nuk u prit më gjatë.

23-vjeçari është mjaft premtues. Gjatë këtij sezoni me Hofenheimin shënoi 11 gola si edhe asistoi 10 të tjerë.

PANORAMASPORT.AL