Shqetësimi i Gjermanisë, Nojer nuk sheh gabim te goli i dytë i Ekuadorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 17:29

Shqetësimi i Gjermanisë, Nojer nuk sheh gabim te goli i dytë i Ekuadorit

Deri tani, turneu i Manuel Nojerit nuk ka qenë aspak i suksesshëm. Portieri nuk ka pasur shumë mundësi të shkëlqej dhe nuk la përshtypje të mirë as në humbjen 1-2 ndaj Ekuadorit. Megjithatë, vetë ai e sheh situatën ndryshe. Fakti që zona e Gjermanisë ishte në kaos të plotë në minutën e 73 ishte vetëm pjesërisht faji i Manuel Nojerit.

Screenshot 2026-06-27 172846

Portieri kishte pak përgjegjësi në keqkuptimin me Xhonatan Tah, pasi mbrojtësi i Bajernit e largoi topin nga duart e tij. Pesë minuta më vonë, në ndeshjen e tretë të grupit në Kupën e Botës kundër Ekuadorit, fituesi i Kupës së Botës 2014 parashikoi një devijim me kokë nga Rodrigez, por Gonzalo Plata ishte më i shpejtë dhe e mposhti Nojerin për të shënuar golin e fitores për 2-1.

I pyetur nëse mbante një pjesë të fajit, ai u përgjigj prerazi: “Jo.” Shpjegimi i tij ishte: “Ishte një top i devijuar me kokë dhe unë po përpiqesha ta kapja topin.” Në mbrojtje të vetes, portieri kaloi në ofensivë: “Kushdo që ka luajtur ndonjëherë si portier e di se pikërisht kështu duhet të pozicionohesh ndaj topit.” Ai bëri edhe një krahasim:

“Është njësoj si kur një lojtar i fushës shkon drejt topit dhe një tjetër arrin ta prek me majën e këmbës.”Ajo që ai nuk e përmend është se, edhe sipas këtij krahasimi, mund të argumentohet se humbësi i duelit ishte një hap me vonesë. “Në atë moment po mendoja për vazhdimin e aksionit dhe çfarë po ndodhte para meje. Po orientoja pozicionimin tim sipas devijimit dhe po përpiqesha ta kapja topin, por sigurisht që nuk mund të shihja se çfarë po ndodhte pas meje.” Ai është i bindur për këtë:

“Nëse do të përpiqesha ta kapja topin në nivelin e kraharorit, mund të kishte përfunduar në autogol. Është një situatë krejtësisht normale dhe vendimin e marr në pak milisekonda.” Julian Nagelsman ndan të njëjtin mendim me portierin e tij dhe e sheh sjelljen e gjithë vijës mbrojtëse si shkakun kryesor të humbjes.

“Duhet ta ruajmë vijën tonë, duhet të qëndrojmë kompaktë.” Sado i saktë të jetë ky analizim dhe pavarësisht faktit se mbrojtësi i majtë David Raum mban një pjesë të fajit për humbjen e duelit në ajër, është po aq e qartë se trajneri i kombëtares dëshiron të shmang çdo debat rreth portierit që riktheu në formacionin titullar. Dhe deri tani, Nojer nuk e ka gjetur ende formën e tij në këtë turne.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL