Postuar: Qershor 27, 2026 | 17:16
Bllokimi në merkato nuk i pengon, Liridon Latifi drejt prezantimit te klubi i ri
Liridon Latifi është drejt prezantimit te Kyzylzhar në Kazakistan. “Panorama Sport” mëson se bllokimi në merkato shqetësoi gjatë kësaj kohe klubin kazak, megjithatë transferimi i Latifit konsiderohet i kryer.

Latifi ishte edhe në radarin e Dritës gjatë kësaj periudhe. 32-vjeçari sa përfundoi aventurën me Shkëndijën e Tetovës pas dy sezoneve.
Kyzylzhar e afron si lojtar të lirë. Për herë të parë ndërkohë do të provojë një eksperiencë në Kazakistan.
Ekipi ku po shkon Latifi mban vendin e 11-të në renditje. Zgjedhja e kësaj merkato ishte disi surprizuese. Kujtojmë se në Shqipëri mbajti për herë të fundit fanellën e Tiranës.
PANORAMASPORT.AL













