VIDEO/ Vershtapen humb kontrollin dhe përplaset, spikat sërish Ferrari në Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 18:28

VIDEO/ Vershtapen humb kontrollin dhe përplaset, spikat sërish Ferrari në Formula 1

Sot u mbajtën kualifikueset e Çmimit të Madh të Austrisë. Ra në sy se duke garuar për xhiron më të shpejtë, ishte Maks Vershtapen që humbi kontrollin e makinës dhe u përplas. Kështu do ta nisë nesër garën nga vendi i pestë.

bandicam 2026-06-27 18-26-58-628

Nga vendi i parë e nis Rasëll i Mercedesit. Ndërkohë shoku i skuadrës, Antoneli, nuk regjistroi një kohë më të mirë se ajo e vendit të katërt.

Ferrari u rikthye të spikasë dhe pse dje ishte në hije. Leklerk si vend i dytë dhe Hamilton në vendin e tretë kanë të gjitha mundësitë për të bërë mirë.

Përplasja e Vershtapen: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL