VIDEO/ Tek Irani bëjnë lëmsh rregulloren, nuk ka dyshime për golin e anuluar në Botëror
Irani protestoi pas anulimit të golit me Egjiptin. Nëse do të ishte i rregullt në minutat shtesë, automatikisht do të siguronte kualifikimin pasi vlente për rezultatin 2-1.

Disa menduan që VAR gaboi. Një lojtar i Egjiptit, që nuk është portieri, bie në sy pasi ndodhet tepër më i avancuar se lojtari i Iranit. Në fakt, duke qenë i fundit pasi portieri kishte lënë portën, atëherë në lidhje me pozicionin jashtë loje është sikur të jetë portieri.
Ndaj edhe rezulton të jetë vepruar si duhet. Ndeshja u mbyll 1 me 1 dhe Irani synon të kualifikohet si vend i tretë.
Sipas Ligjit 11 të IFAB, rregulli thotë se sulmuesi duhet të ketë të paktën dy lojtarë kundërshtarë që e mbajnë në lojë në momentin e pasimit. Thuajse gjithmonë, këto dy lojtarë janë portieri(si lojtari i fundit) dhe një mbrojtës(si lojtari i parafundit).
Nëse portieri del përpara dhe lë pas vetes vetëm një mbrojtës të vetëm, situata ndryshon si vijon:
Si llogaritet vija e pozicionit jashtë loje?
Lojtari i fundit kundërshtar që qëndron pranë portës merr praktikisht rolin që ka zakonisht portieri në rregullore.
Rregulli me dy lojtarë: Që sulmuesi të jetë në pozicion të rregullt, ai duhet të jetë prapa ose në një linjë me lojtarin e parafundit kundërshtar (i cili mund të jetë portieri ose një mbrojtës tjetër më i avancuar).
Goli: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













