Postuar: Qershor 27, 2026 | 18:43
E mbylli me Vllazninë, mesfushori pranë kalimit te Flamurtari
Eslit Sala është pranë kalimit te Flamurtari. Mesfushori që e mbylli te Vllaznia pas tre sezonesh është lojtar i lirë, dhe shikohet si përforcim për ekipin vlonjat.

26-vjeçari do e kishte eksperiencën e dytë në Shqipëri pas asaj me kuqeblutë. Sala do të punonte këtë herë me Oltijon Kërnajën.
Te Flamurtari është një revolucion pas rënies nga kategoria. Të larguar janë ndër të tjerë Aleksovski, Skuadrone, Veiga, Janku, Trashi, Diavara, Marku dhe Maksuti.
Flamurtari synon të rikthehet sërish në elitë. Dhe si afrim i parë shfaqet një futbollist shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













