Egnatia e Nevil Dedes shkëlqen para sezonit të ri, mposht edhe rumunët në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 18:53

Egnatia e Nevil Dedes shkëlqen para sezonit të ri, mposht edhe rumunët në Bullgari

Egnatia e Nevil Dedes po zhvillon një fazë përgatitore mjaft pozitive në Bullgari. Sot mposhti Botosanin në miqësore me rezultatin 1-3.

Screenshot 2026-06-27 184951

Golat për Egnatian u shënuan nga Bakajoko, Albanese dhe Fernando. Më parë janë regjistruar fitore edhe ndaj Ballkanit e Dritës në Bullgari.

I vetmi takim që u humb ishte përballë CSKA Sofies. Rezultati ishte 3 me 2 në favor të ekipit bullgari.

Bie në sy se kampionët e Shqipërisë nuk vuajnë për gola. Tashmë janë gati për takimin që i vendos përballë moldavëve të Petrokub.

PANORAMASPORT.AL