ZYRTARE/ Aleksovski drejt Elbasanit, Flamurtari firmos me portierin që e njeh prej 4 vitesh
Ariol Kaloshi ka firmosur kontratë të re me Flamurtarin. Bëhet fjalë për dy vite rinovim, si dhe opsion për një vit tjetër.

Ky vendim vjen pas largimit të Igo Aleksovskit. Gardiani 31-vjeçari vendosi të shkonte drejt Elbasanit.
Kaloshi është i njohur për Flamurtarin. Prej vitit 2022 është pjesë e skuadrës.
Njoftimi i Flamurtarit: “Ariol Kaloshi rinovon kontratën me Flamurtari F.C.
Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me lojtarin Ariol Kaloshi, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës kuqezi edhe për sezonin e ri.
Portieri ka firmosur kontratë të re 2-vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes lojtarit dhe klubit. I urojmë suksese të mëtejshme me fanellën kuqezi!”
PANORAMASPORT.AL













