Sofia Vergara mahnit pa reçipeta, mbështet Kolumbinë në Kupën e Botës
Superylli i “Hollywood”-it, Sofia Vergara, ka ndezur rrjetet sociale pasi publikoi një videomesazh mbështetës për kombëtaren e saj të dashur, Kolumbinë, gjatë Kupës së Botës. Aktorja 53-vjeçare ka qenë gjithmonë një nga tifozet më të zjarrta të “Los Cafeteros”, veçanërisht kur ekipi i saj zbret në fushë në kompeticionet më të mëdha ndërkombëtare.

Përpara përballjes ndaj Kongos, ylli i serialit “Modern Family” publikoi një selfie ku shfaqej e veshur me fanellën e Kolumbisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Në foto, Vergara shfaqej pa reçipeta, duke i dhënë postimit edhe më shumë jehonë në rrjet.

Vergara pritet të jetë sërish në mbështetje të ekipit të saj, kur Kolumbia të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, sfidë që do të vendosë edhe vendin e parë në grup.
PANORAMASPORT.AL













