ZYRTARE/ Transferim i orëve të vona, AF Elbasani kompletohet para duelit ndaj Bate Borisov

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 23:08

ZYRTARE/ Transferim i orëve të vona, AF Elbasani kompletohet para duelit ndaj Bate Borisov

Tashmë është zyrtare, Igor Aleksovski është portieri i ri i Elbasanit. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare ka konfirmuar afrimin e gardianit nga Maqedonia e Veriut. Portieri 31-vjeçar e mbylli me Flamurtarin pas rënies nga kategoria. Aleksovski ishte titullar i padiskutueshëm në Vlorë, dhe po ashtu një nga më të vlerësuarit.

730211339_1652813909280272_5174217313252198387_n

Te Flamurtari pati 35 paraqitje në kampionat ku pësoi 43 gola, ndërsa e mbajti portën e paprekur shtatë herë. Në Elbasan do të zëvendësojë portierin Martin Janaçek.

Verdheblutë duket se mbylli një tjetër gropë. Përpara është ndeshja me Bate Borisov ku llogaritet vetëm kalimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL