Dyshime dhe polemika për topin e Kupës së Botës 2026/ A po ua vështirëson “Trionda” punën portierëve?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 21:41

Dyshime dhe polemika për topin e Kupës së Botës 2026/ A po ua vështirëson “Trionda” punën portierëve?

Portierët kanë qenë ndër protagonistët kryesorë të këtij Botërori. Kapiteni i Kepit të Gjelbër, Vozinja, shkëlqeu ndaj Spanjës në debutimin historik të vendit të tij në turne, ndërsa portieri i Kuraçaos, Eloj Rum, realizoi 15 pritje, duke barazuar rekordin e Kupës së Botës dhe duke i siguruar ekipit pikën e parë në histori. Edhe portieri iranian, Alireza Beiranvand, bëri disa pritje vendimtare në barazimin pa gola ndaj Belgjikës.

TRIONDA

Megjithatë, krahas paraqitjeve heroike, janë parë edhe disa gabime të pazakonta nga portierë të njohur. Xhordan Pikford, Eduard Mendi dhe Luka Zidane kanë pësuar gola edhe pse arritën ta preknin topin. Ndërsa portieri i Irakut, Ahmed Basil, nuk arriti të ndalte një goditje nga distanca të Kilian Mbape, pavarësisht kontaktit me topin, shkruan BBC. Kjo ka bërë që ish-portieri i Anglisë, Xhoe Hart, të ngrejë dyshime për topin zyrtar të turneut.

“Po e shoh këtë lloj goli shumë shpesh për të mos pasur diçka të pazakontë me topin”, tha Hart. Shmajkëll: Topi është ndryshe Ish-portieri danez Kasper Shmajkëll beson se topi i ri, “Trionda”, po ndikon te portierët. Sipas tij, topi ka vetëm katër panele dhe është i ndërtuar pa qepje tradicionale, gjë që e bën të lëvizë ndryshe në ajër.

“Ka më pak rezistencë në ajër, lëviz më shpejt dhe portierët po e ndjejnë këtë. Kemi parë disa gola ku portierët ishin shumë afër pritjes, por nuk arritën ta largonin topin”, shpjegoi Shmajkëll. Ai shtoi se topat modernë ndërtohen gjithnjë e më shumë për të favorizuar shënimin e golave. Statistikat që mbështesin teorinë Deri tani në Botëror janë shënuar 20 gola nga jashtë zonës, dy herë më shumë sesa gjatë gjithë fazës së grupeve të Botërorit 2022. Sipas të dhënave të Opta-s, janë regjistruar gjithashtu 11 gabime që kanë çuar drejtpërdrejt në gola, më shumë se në fazën e grupeve të secilit prej shtatë Botërorëve të fundit. Xhoe Hart beson se kjo nuk është rastësi.

“Shumë rrallë sheh portierë të nivelit të lartë ta prekin topin dhe ai të përfundojë në rrjetë. Në këtë turne po ndodh më shpesh dhe duket se diçka është ndryshe”, tha ai. Çfarë thotë Adidas? Kompania Adidas kaloi rreth tre vjet e gjysmë duke zhvilluar topin “Trionda” dhe realizoi afro 300 teste laboratorike përpara se ta prezantonte.

Topi u testua në disa nga qytetet pritëse të Botërorit për t’u siguruar që performon në kushte të ndryshme klimatike. Sipas Adidasit, ndërtimi me katër panele, brazdat e thella dhe dizajni i veçantë i sipërfaqes janë krijuar për të garantuar stabilitet optimal gjatë fluturimit dhe një shpërndarje sa më të mirë të rezistencës në ajër. Megjithatë, pavarësisht shpjegimeve teknike të prodhuesit, debati mbetet i hapur: A po ua vështirëson vërtet “Trionda” punën portierëve në Kupën e Botës 2026?

PANORAMASPORT.AL