VIDEO/ Akuza të rënda për kurdisje, reagime të forta pas ndeshjes vendimtare të Botërorit. Çfarë ndodhi në fund
Algjeri-Austri ishte një ndeshje vendimtare dhe e parashikuar për çuditë që mund të prodhonte. Më saktë ishte sfida e fundit që po luhej në kuadër të fazës së grupeve. Rezultati përfundimtar tregonte 3 me 3, ndërsa akuza të rënda po qarkullojnë në rrjet.

Sfida po shkonte drejt barazimit 2 me 2, që do i kënaqte të dyja skuadrat. Megjithatë, pas një aksioni ku Austria ishte e vendosur mirë, Mahrez befasoi duke dërguar topin në rrjetë.
Ishte minuta e 93-të dhe me shumë pak kohë të mbetur. Rezultati 3 me 2 në favor të Algjerisë nënkuptonte eliminimin e Austrisë. Vetë Algjeria nuk ishte e interesuar për fitoren, pasi i leverdiste më tepër që ta mbyllte si vend i tretë që të shmangte përballjen me Spanjën.
Kështu vetëm një minutë pas rifillimit të ndeshjes, Austria riktheu baraspeshën pa shumë mund. Më i dëmtuari ishte Irani, pasi për në moment e pa veten të kualifikuar si vend i tretë më i mirë. Më pas erdhi eliminimi i hidhur.
Austrisë i mjaftoi 1 pikë për ta mbyllur si vend i dytë dhe do të përballet me Spanjën. Algjeria ndërkohë gëzon faktin që nuk fitoi, pasi do të sfidojë Zvicrën në vazhdim.
Çfarë ndodhi në fund: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













