VIDEO/ Siguron vendin si skuadra e tretë më e mirë, por sjell eliminimin më të hidhur të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 8:52

VIDEO/ Siguron vendin si skuadra e tretë më e mirë, por sjell eliminimin më të hidhur të Botërorit

Republikës Demokratike të Kongos i bënte punë vetëm fitorja në raundin e tretë. Për të siguruar kualifikimin mposhti Uzbekistanin me rezultatin 3-1.

Screenshot 2026-06-28 085001

Fitorja me përmbysje erdhi me golat në pjesën e dytë. RD e Kongos ishte e papërmbajtshme nga minuta e 68-të, kur një penallti e riktheu në lojë.

Uzbekistani ishte pa objektiva, ndërsa RD e Kongos e mbylli si vendi i tretë më i mirë në fazën e grupeve. Kjo arritje solli edhe eliminimin më të hidhur.

Irani ishte fillimisht pjesë e tetë skuadrave më të mira të vendeve të treta. Me 3 pikë dhe golavarazh 0 pas tre barazimeve, dukej se do të vinte kualifikimi. Kepi i Gjelbër me të njëjtën ecuri e mbylli grupin e saj në vendin e dytë me ekipe si të Spanjës dhe Uruguajt.

Në anën tjetër, Irani pa Senegalin të kalojë më tej për shkak të golavarazhit pozitiv dhe pse me 3 pikë. Senegalit i mjaftoi një fitore me goleadë në grup ndaj Irakut, për të kaluar më tej.

Golat: (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-06-28 at 08.35.44 (1)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL