VIDEO/ Festojnë edhe kundërshtarët! Skena të jashtëzakonshme, në minutën e 96-të vjen goli i kualifikimit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 8:25

VIDEO/ Festojnë edhe kundërshtarët! Skena të jashtëzakonshme, në minutën e 96-të vjen goli i kualifikimit në Botëror

Algjeri-Austri ishte një përballje dramatike në raundin e tretë. Sfida u mbyll me rezultatin 3-3, ndërsa të dyja përfaqësueset festuan në fund. Skena të jashtëzakonshme u panë, pasi goli i barazimit u shënua në minutën e 96-të.

Screenshot 2026-06-28 082540

Algjeria po fitonte 3 me 2. Me këtë rezultat, kualifikohej si vend i dytë dhe Austria nuk do të kalonte më tej.

Goli i barazimit u shënua nga Kalajdziç në minutën e 96-të. Festa ishte e madhe tek Austria dhe jo vetëm.

Tifozët kundërshtarë, ata të Algjerisë, po ashtu festuan. Kjo për shkak se Algjeria duke u kualifikuar si vend i tretë shmangu Spanjën. Sfida e radhës për ta do të jetë ndaj Zvicrës.

Golat: (VIDEO)

Goli i kualifikimit: (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-06-28 at 08.35.45

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL