Afrimi i parë në merkato, Flamurtari konfirmon rikthimin e ish-sulmuesit të Vllaznisë
Mehdi Çoba është rikthyer në Shqipëri. Klubi i Flamurtarit e ka zyrtarizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, që do të jetë pjesë e tyre.

Çoba bëhet edhe afrimi i parë për sezonin e ri. Më parë iu rinovuan kontratat Denis Pjeshkës dhe Ariol Kaloshit.
Njoftimi i Flamurtarit: Mehdi Çoba i bashkohet Flamurtari F.C. Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Mehdi Çoba, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
Emri: Mehdi Çoba
Datëlindja: 09.03.2000
Shtetësia: Shqiptare
Gjatësia: 1.82 m
Pozicioni: Sulmues
26-vjeçari vjen për të forcuar repartin ofensiv të skuadrës, duke sjellë cilësi, energji dhe ambicie për objektivat e Flamurtarit.
Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Mehdi!
PANORAMASPORT.AL













