Nagelsman pas humbjes: Ju lutem ndaloni me këto marrëzi
Julian Nagelsman gjithashtu e konideroi të merituar humbjen ndaj Ekuadorit, por nuk pranoi interpretimet që u bënë pas ndeshjes. Lojtarët e kombëtares gjermane rrallëherë arritën të krijonin rrezik të vërtetë ndaj Ekuadorit, edhe vetë Nagelsman shmangu analizat e thella gjatë intervistave pas vërshëllimës së fundit.

I pyetur se çfarë duhej përmirësuar pas humbjes, trajneri u përgjigj: “Shumë gjëra, por nuk do t’i diskutoj me ju.” Rruga drejt fitores së tretë në po aq ndeshje dukej e hapur kur Leroj Sane shënoi golin e dytë më të shpejtë në historinë e Gjermanisë në Kupat e Botës, edhe pse goli më vonë u konsiderua i parregullt.
“Fatkeqësisht, menjëherë pas golit filluam të bënim gabime të pakujdesshme në pozicionim dhe më pas gjithçka u bë e vështirë,” kritikoi Nagelsman. “Kur kalojmë në avantazh kaq herët, duhet ta kontrollojmë ndeshjen me shumë më tepër bindje.” Në vend të kësaj, Ekuadori, që kishte nevojë për fitore, përmbysi gjithçka.
Në pjesën e dytë, kombëtarja gjermane nuk arriti pothuajse asgjë në aspektin ofensiv dhe as zëvendësimet nuk sollën efektin e dëshiruar. “Bëmë qëllimisht shumë zëvendësime. Mund të shihej se disa lojtarë kishin këmbë të lodhura. Nuk mund të fajësosh askënd që loja ishte pak më e ngadaltë dhe aksionet kërkonin më shumë kohë.
Ne kemi besim te çdo lojtar i skuadrës dhe duhet tu japim mundësinë ta tregojnë këtë,” tha trajneri, duke mbrojtur vendimet e tij. Ai reagoi ashpër ndaj sugjerimeve se sigurimi i vendit të parë në grup kishte ndikuar në mungesën e intensitetit. “Ju lutem, ndaloni me këto marrëzi, sinqerisht,” u përgjigj Nagelsman.
“A nuk donin lojtarët të jepnin maksimumin? Sigurisht që po. Natyrisht, bëmë zëvendësime të ndryshme nga ato që do të bënim nëse do të kishim nevojë urgjente për një gol tjetër. Por nuk mund t’i thuash asnjë lojtari se nuk dha maksimumin, për mua kjo është një analizë shumë sipërfaqësore.” Në fazën e 1/32 të hënën, kundër një kundërshtari që ende nuk është përcaktuar, Gjermania do të duhet të rikthej ritmin dhe nivelin e saj të lojës.
PANORAMASPORT.AL













