Besa “ndez motorët”, zbulohet data kur pretendentët zbresin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 11:37

Besa “ndez motorët”, zbulohet data kur pretendentët zbresin në fushë

Besa është gati të nisë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri 2026-2027. Skuadra kavajase, e drejtuar nga trajneri Gugash Magani, do të zbresë në fushën stërvitore më 1 korrik, duke i dhënë fund pushimeve verore dhe duke nisur fazën përgatitore për kampionatin e ardhshëm.

besa

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku konfirmohet data e grumbullimit të ekipit. “Besa njofton se skuadra do të nisë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri më 1 korrik. Futbollistët do të rikthehen në fushë nën drejtimin e stafit teknik, duke nisur fazën përgatitore me objektivin për të qenë sa më të gatshëm për sfidat e sezonit të ardhshëm.

Me përkushtim, punë dhe ambicie, së bashku drejt objektivave tona”, thuhet në njoftimin e klubit. Ndërkohë, drejtuesit e Besës vijojnë të jenë mjaft aktivë në merkaton e verës.

Klubi po punon për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë, në mënyrë që trajneri Magani të ketë në dispozicion një grup sa më konkurrues. Objektivi i verdhezinjve mbetet i qartë, rikthim në Kategorinë Superiore pas 13 vitesh. Merkatoja pritet të vazhdojë me afrime të tjera, teksa Besa synon të ndërtojë një skuadër që të jetë protagoniste në garën për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL