Flamurtari ndryshon strategji me Kërnajën, publikohet njoftimi i fundit që lidhet edhe me rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 12:27

Flamurtari ndryshon strategji me Kërnajën, publikohet njoftimi i fundit që lidhet edhe me rivalët

Flamurtari duket se ka ndryshuar strategji për sezonin e ri. Nëse në verën e kaluar kishte thuajse vetëm nga jashtë Shqipërisë afrime, tashmë me Oltijon Kërnajën në krye gjërat kanë ndryshuar.

joni nurja

Janë tre afrime deri tani, të prezantuara sot, ndërsa bëhet fjalë vetëm për futbollistë shqiptarë. Fillimisht Mehdi Çoba, më pas Eslit Sala dhe së fundmi Joni Nurja.

Nga mbrojtja në sulm ka pasur përforcime. Nurja, i cili është mbrojtës i majtë, e mbylli me Besën ku luante prej katër sezonesh. Tashmë do të jetë rival i saj në Kategorinë e Parë.

24-vjeçari ka luajtur më parë edhe te Butrinti me Turbinën. Te Tirana ku luante me moshat, provonte stolin me ekipin e parë.

Njoftimi i Flamurtarit:

ZYRTARE | Joni Nurja i bashkohet Flamurtari F.C.

Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mbrojtësit të majtë Joni Nurja, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për sezonin e ri.

Emri: Joni Nurja

Datëlindja: 29.11.2001

Shtetësia: Shqiptare

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Joni! Të urojmë shumë suksese me fanellën e Flamurtarit!

PANORAMASPORT.AL