Postuar: Qershor 28, 2026 | 13:23
E kërkon Kombëtarja, kapiteni parashikon se do të bëhet futbollist i madh: E ka atë që duhet
Adri Mehmeti është një nga lojtarët më të mirë në botë sa i përket datëlindjes 2009. Mesfushori shqiptar ka bërë mirë tashmë me Nju Jork Red Bull.

FSHF po mundohet që ta bindë për të veshur fanellën kuqezi, pasi aktualisht është pjesë e moshave të Amerikës. Elozhet kanë qenë të shumta për Mehmetin deri tani.
Julian Hall është një tjetër talent i Nju Jork. Dhe së fundmi të dy bashkë morën komplimente nga Emil Forsberg.
Kapiteni me eksperiencë i skuadrës së Nju Jork u shpreh: “E ardhmja për të dy ata duket shumë e ndritur. Këta dy djem e kanë atë që duhet”. Forsberg, 34 vjeç, është legjendë për Lajpcig në Gjermani, si edhe për Suedinë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













