Më parë e kërkuan rivalët e Seria A, Milani arrin akordin për transferimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 13:50

Më parë e kërkuan rivalët e Seria A, Milani arrin akordin për transferimin e radhës

Milani ka akord për transferimin e Antonio Silvës. Fiksimi i kuqezinjve me portugezët për këtë sezon vazhdon, ndërsa Silva më parë kërkohej edhe nga Juventusi.

Screenshot 2026-06-28 134855

Fillimisht u emërua Ruben Amorim si trajner. Më pas Gonçalo Ramos u njoftua që do të jetë transferimi i parë.

Sa i përket Silvës afrohet nga Benfika. Në klubin portugez kishte edhe 1 vit të mbetur kontratë.

22-vjeçari do e ketë eksperiencën e parë jashtë Portugalisë. Luajti vetëm me Benfikën dhe merr kujtimin e 181 ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL