Një Botëror i herëve të para, vetëm në 5 nga 16 ndeshjet me eliminim direkt ka përballje të mëparshme në këtë aktivitet
Botërori 2026 nis sot fazën me eliminim direkt të turneut, me 16 sfida të cilat pritet të ngushtojnë më shumë numrin e pjesëmarrësve në luftën drejt trofeut. Dhe do të jetë fazë e rrallë me eliminim direkt, pasi pjesa më e madhe e skuadrave nuk janë ndeshur kurrë në Botëror.

Nga 16 sfidat që luhen në këtë fazë, vetëm në 5 prej tyre ka precedentë, pasi përballjet e tjera nuk kanë rezultuar asnjëherë më parë në Kupën e Botës, si në fazën në grupe, ashtu edhe në atë me eliminim direkt.
Brazil-Japoni (4-1 për Brazilin në vitin 2006), Gjermani-Paraguai (1-0 për Gjermaninë në vitin 2002), Holandë-Marok (2-1 për Holandën në vitin 1994), Meksikë-Ekuador (2-1 për Meksikën në vitin 2002) dhe Spanjë-Austri (2-1 për Austrinë në vitin 1978) janë të vetmet përballje ku skuadrat janë ndeshur më parë në Kupat e Botës. Ndaj shumë prej sfidave që do të shohim në këtë fazë e ndoshta edhe në vijim, do të jenë risi absolute për turneun në fjalë.
PANORAMASPORT.AL













