Nkunku i paprekshëm, Gimenez drejt largimit! Ja situata te Milani
Milani po përgatitet për një revolucion të madh në repartin ofensiv pas ndryshimeve të shumta në strukturën drejtuese dhe emërimit të trajnerit të ri, Ruben Amorim. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në sulmin kuqezi pothuajse askush nuk e ka të sigurt vendin për sezonin e ardhshëm. I vetmi futbollist që konsiderohet i paprekshëm është Kristofer Nkunku.

Francezi përshtatet në mënyrë perfekte me skemën dhe filozofinë e lojës së Amorim, ndërsa Milani ka investuar një shumë të konsiderueshme për ta afruar verën e kaluar. Ndryshe paraqitet situata për Santiago Gimenez. Sulmuesi meksikan është pranë largimit dhe nuk bën më pjesë në planet e klubit. Ndërkohë, edhe e ardhmja e Kristian Pulisiç dhe Rafael Leaos mbetet e paqartë, pasi drejtuesit po vlerësojnë çdo opsion në funksion të rindërtimit të skuadrës.
Sipas raportimeve, Xherri Kardinale dëshiron të mbajë Pulisiç në Milano, por lojtari vazhdon të tërheqë interes nga klubet e Nju Jorkut në MLS. Ndërkohë, në ekip pritet të rikthehet edhe talenti Françesko Kamarda. Sulmuesi i ri do të vlerësohet nga trajneri Amorim gjatë fazës përgatitore dhe ka shumë gjasa të jetë pjesë edhe e turit veror të Milanit, për të fituar një vend në skuadrën e parë.
PANORAMASPORT.AL













