FORMULA 1/ Rasëll dhe Vershtapen i japin leksion Antonelit, zhgënjim i Ferrarit në Austri
Xhorxh Rasëll me Mercedes u shpall fitues i Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, duke triumfuar në një garë ku tre pilotët e podiumit e përfunduan të përfshirë brenda 2 sekondash.

Por në fakt, dominimi i Rasëll ishte që nga starti, ku ai nisej në pole-position, duke qenë i kujdesshëm dhe duke mbajtur gjithmonë një distancë sigurie nga ndjekësit që ndërroheshin herë pas here. Makinat Ferrari gabuan strategji dhe dolën shpejt nga lufta për podiumin falë tre ndërrimeve që zgjodhën të bënin, ndaj lufta pas krahëve të kryesuesit ishte mes Vershtapen dhe Antonelit.
Rasëll ia doli të linte pas të gjithë ndjekësit me një garë të kujdesshme, ndërsa më pas ishte Vershtapen i cili ia doli të mbante pak të qindrat e sekondës mbrapa kryesuesin e kampionatit, për të marrë vendin e dytë në podium teksa mori vendin e dytë, që është pozicionimi i tij më i mirë në këtë sezon.
Piastri mori vendin e katërt para Hemilton, ndërsa zonën e 10-shes së parë e plotësuan Haxhar, Norris, Lëklerk, Louson dhe Lindblad.
Tashmë Antoneli kryeson me 171 pikë përpara Rasëll i cili ka 131 ndërsa Hemilton është i treti me 125 pikë.

PANORAMASPORT.AL













