Me 15 milionë euro ndryshoi gjithçka, Asllani drejt largimit nga Interi por jo nga Italia
Kristjan Asllani po bëhet gati t’i japë lamtumirën Interit për të zbarkuar në një tjetër skuadër të Serisë A.

Mesfushori i kuqezinjve, tashmë raportohet se është shumë pranë firmës me Kaljarin që ka edhe mundësitë ekonomike për të bërë të tijin futbollistin e Kombëtares shqiptare.
Kaljari sapo ka gjetur akordin me Atalantën për transferimin e Xhanluka Gaetanos për 15 milionë euro. Me këto para, do të hidhet në sulm për dy lojtarë në mesfushë dhe Asllani është një prej tyre. Mendohet të arrihet një akord për transferimin përfundimtar për një shifër poshtë 10 milionë eurove, ndërsa emri tjetër është Mikael Aebisher i Pizës i cili kushton rreth 6 milionë euro.
Kësisoj, Asllani mund të bëhet gati për etapën e tij të katërt në Serinë A, pas atyre me Empolin, Interin dhe Torinon. Këtë radhë, transferimi përfundimtar do ta ndihmojë që të gjejë vazhdimësinë që i ka munguar në sezonet e fundit.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













