Postuar: Qershor 28, 2026 | 23:33
Ndizet merkato/ Arsenali, ofertë zyrtare për yllin brazilian
Arsenali ka hedhur sytë te ylli i Brazilit dhe i skuadrës së Njukasëllit, Bruno Guimaraes. Kampionët anglez, po synojnë që të përforcojnë mesfushën me yllin brazilian, ku mendojnë që të mbrojnë titullin për të dytin vit radhazi. Oferta ka vlerën prej 60 milionë stërlinash, por që ishte refuzuar fillimisht nga “Magpies”, duke kërkuar shumë më të madhe për të.

Mund të thuhet se Guimaraes, deri më tani ka bërë 195 paraqitje teksa ka shënuar 31 gola dhe 32 asiste, ndërsa me Njukasëllin ka fituar edhe “EFL Cup”. Sipas raportimeve, klubi anglez nuk ka ndërmend të lejojë largimin e lojtarit kyç të mesfushës, duke e konsideruar atë pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL













