VIDEO/ Kundërshtarët e Dinamos në krizë, Astanën e shpëton një gol në minutat shtesë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 19:43

VIDEO/ Kundërshtarët e Dinamos në krizë, Astanën e shpëton një gol në minutat shtesë në kampionat

Skuadra e Dinamos do të përballet me kazakët e Astana në turin e parë të Ligës së Konferencës në këtë edicion. Për blutë, në letër nuk është një ndeshje e thjeshtë, duke llogaritur se ekipi kazak ka histori në Europë.

dfgfgdfdgdfgdfdfgdfgdgf

Por Astana aktualisht po përballet me një krizë të mirëfilltë, pasi për shkak problemesh financiare, i janë larguar shumë lojtarë dhe po kalon një moment jo edhe aq të mirë, siç shihet edhe në ndeshjet e fundit në kampionatin kazak i cili aktualisht është në mesin e tij.

Në ndeshjen e javës së 15, Astana është ndalur në barazim 2-2 nga Zhenis, teksa duhet theksuar se shmangu humbjen vetëm në çastet e fundit të duelit.

Tomasov i dha avantazhin në pjesën e parë, por me pas Astana ngeli me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Bejsembekov. Ekipi i Zhenis përmbysi rezultatin në 2-1 në pjesën e dytë, por në minutën e 94-t, Kaltanov gjeti devijimin e duhur para portës për të shënuar golin e barazimit përfundimtar 2-2 që mban Astanën në vendin e 5-të në renditje, 14 pikë larg kreut.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL