Musiala dhe Virtz nën presion, Gjermania pret shpërthimin e dy yjeve
Momenti i madh i “Vusiala” ende nuk ka ardhur. Në Euro 2024 të zhvilluar në shtëpi, Jamal Musiala dhe Florian Virtz e nisën turneun në mënyrë fantastike, duke qenë shënuesit e parë të Gjermanisë. Dhe dy vite më vonë? Pritja vazhdon edhe pas ndeshjes së tretë të Kupës së Botës. Për Florian Virtz, Nagelsman tha: “Flo ishte shumë i përkushtuar dhe dha gjithçka nga vetja.

I mungon pak fati në një ose dy situata. I mungon ai goli, ai moment që hap ndeshjen. Por kjo do të vijë, jam i sigurt.” Sa i përket Musialës, trajneri tha: “Me Jamalin gjithçka ka të bëjë me ritmin. Ai ka qenë larg nesh për më shumë se një vit. Duhet t’i japim ritëm. Të gjithë e dimë se çfarë aftësish ka. Duhet ta ndihmojmë së bashku që t’i nxjerr në pah dhe ai gjithashtu duhet ta bëjë këtë vetë.”
PANORAMASPORT.AL













