I japin atij gjysmë milioni euro, amerikanët vendosin çmimin për kartonin e lojtarit të Kombëtares pas interesit nga Anglia
Një nga emrat që po tërheq gjithnjë e më shumë interes mes futbollistëve të Kombëtares shqiptare, është padyshim Kristian Shpendi. Sulmuesi ka treguar se është një lojtar që mund të luajë në nivele të larta falë paraqitjeve me fanellën e Çezenës dhe për të tashmë mendohet se është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në klubin e Çezenës, tani kanë filluar të mendojnë për shitjen e tij për të siguruar të ardhura të rëndësishme. Pronarët amerikanë të klubit, pasi e blinduan me një kontratë afatgjatë nga e cila futbollisti përfiton rreth 500 mijë euro në vit, i kanë vendosur edhe çmimin kartonit të tij.
Mësohet se për ta shitur lojtarin, ata kërkojnë 6 milionë euro, të bindur se do të këtë oferta konkrete në javët në vijim pasi për futbollistin ka pasur interes edhe nga Anglia. Disa ekipe nga Championship, kategoria e dytë angleze, kanë shfaqur interes për lojtarin, përveç klubeve të tjera italiane që janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Ndaj në javët në vijim pritet të ketë risi në këtë aspekt sa i përket të ardhmes së sulmuesit i cili është grumbulluar së fundmi edhe nga trajneri Rolando Maran te Shqipëria.
PANORAMASPORT.AL













