Europiani i vogël 2026, Shqipëria e basketbollit feston si nënkampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 10:39

Europiani i vogël 2026, Shqipëria e basketbollit feston si nënkampione

Shqipëria e ka mbyllur me medalje argjendi Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla në basketboll për femra, aktivitet i zhvilluar në Pejë më datat 23- 28 qershor. Pasi bënë një gjysmëfinale të madhe, duke fituar të shtunën kundër Kosovës, vajzat kuqezi të sportit të koshit zbritën mbrëmjen e djeshme në parket në finalen kundër Maltës.

Screenshot 2026-06-29 103830

Por, ashtu sikurse në fazën e grupeve, Shqipëria nuk ia doli që të siguronte rezultat pozitiv ndaj maltezeve, duke u mundur sërish, këtë herë edhe më thellë, në shifrat 72-55. Vajzat e trajnerit Vladimir Xheka paguan shtrenjtë një periodë të parë nën ritëm, të cilën e humbën me diferencë të madhe, me plot -16 pikë. Shqipëria nuk mundi që të bllokonte rrezikun kryesor të kundërshareve, pasi Amber Costance Melgoza u konfirmua një përbindësh në parket edhe në finale, duke vendosur thuajse e vetme fatet e ndeshjes, për të çuar Maltën të suksesi në këtë kompeticion. Megjithatë, vendi i dytë mbetet një rezultat pozitiv për vajzat kuqezi, të cilat lanë gjurmë dhe e mbyllën eventin si nënkampione.

NDESHJA – Perioda e parë nisi me rivalitet, por gradualisht maltezet vendosën distancat, për të shpërthyer në minutat e fundit, duke e marrë fraksionin 29-13. Edhe çereku i dytë u kontrollua me qetësi nga Malta, e cila e fitoi 15-10, duke shkuar në pushimin e madh me epërsinë e përgjithshme 44-23. Shqipëria provoi të afrohej në periodën e tretë, por nuk mundi të rikuperonte më shumë se 2 pikë, teksa e mori peridoën 13-15, ndërsa pas 30 minutash rezultati shënonte 57-37 për Maltën.

Në shifra të tilla, perioda e fundit mbeti për formalitet, ku edhe pse vajzat kuqezi bënë mirë duke e marrë 10-minutëshin 15-17, në rezultat të përgjithshëm Malta doli fituese me rezultatin 72-55, duke u shpallur kampione në Europianin e Shteteve të Volga 2026. Amber Melgoza u shpall MVP, protagoniste me 29 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, duke qëndruar në parket për 40 minuta. Për Shqipërinë u dalluan Bernarda Rreshpja me 17 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime si dhe Ornela Lalaj, autore e 8 pikëve, por me 13 topa të rikuperuar në tabelë si dhe me 3 asistime.

Screenshot 2026-06-29 103726

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL