Postuar: Qershor 29, 2026 | 11:25
Zi në familjen e Ardjan Takajt, ndërron jetë personi më i dashur për presidentin e Skënderbeut
Zi në familjen e presidentit të Skënderbeut. Nëna e Ardjan Takajt ka ndërruar jetë, duke sjellë një tjetër moment të dhimbshëm për familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i klubit korçar, i cili ka publikuar edhe një fotografi të nënës së tij në shenjë kujtimi.
Kjo humbje vjen pak kohë pas një tjetër momenti të vështirë në familje, teksa në korrikun e vitit të kaluar ndërroi jetë edhe babai i tij, Petrit Takaj.
Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Takaj.

PANORAMASPORT.AL













