Luis Suarez: Sulmuesi më i mirë? Haland është “vdekjeprurës”, por unë preferoj Kejn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 15:57

Luis Suarez: Sulmuesi më i mirë? Haland është “vdekjeprurës”, por unë preferoj Kejn

Luis Suarez ka dhënë mendimin e tij për disa nga sulmuesit më të mirë të futbollit modern, duke preferuar Herri Kejn para Erling Haland. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Uruguait vlerësoi shumë aftësitë e Haland brenda zonës, por theksoi se Kejn ka një mënyrë më të plotë për të ndikuar në lojën e skuadrës.kejn

“Haland është një numër 9 ‘vdekjeprurës’ në zonë, por skuadra duhet të luajë për të. Unë preferoj Kejn. Ai lidhet shumë më mirë me pjesën tjetër të ekipit, bën lëvizje duke menduar edhe për lëvizjen e shokëve të skuadrës dhe e kupton lojën ndryshe. Më pëlqejnë shumë këto detaje”, u shpreh Suarez për ‘El Mundo Deportivo”.

Ndërkaq, Kejn dhe Haland janë ende në qendër të vëmendjes në Kupën e Botës. Kapiteni i Anglisë kërkon të vazhdojë formën e mirë edhe në në fazën e 1/16-ave ndaj Kongos.

PANORAMASPORT.AL