Sulmuesi shqiptar kërkohet nga disa klube, CEO i klubit anglez në vështirësi: Nuk do të futem në diskutime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 14:38

Sulmuesi shqiptar kërkohet nga disa klube, CEO i klubit anglez në vështirësi: Nuk do të futem në diskutime

Derbi Kaunti u lidh ngushtë me një transferim të Lorent Tolajt. Bomberi shqiptar ka shpërthyer me gola në vitet e fundit në Angli, për këtë edhe disa klube të tjera të Championship janë pas tij.

Screenshot 2026-06-29 143649

CEO i Plimuth ku Tolaj luan, Paul Bern, u pyet për situatën me sulmuesin e tyre. Dhe Bern refuzoi të konfirmojë nëse ka apo jo ofertë zyrtare, siç edhe është raportuar.

“Ne kemi planifikuar që të gjithë lojtarët që kemi në skuadër të jenë me ne që nga dita e parë e fazës përgatitore”, tha fillimisht. Më pas erdhi pyetja konkrete për Tolajn dhe Bern u përgjigj: “Nuk do të hyj në diskutime për individë të veçantë”.

Jo vetëm klubet angleze, pasi edhe Sëlltik në Skoci është interesuar për Tolajn. Faza përgatitore ka nisur dhe sulmuesi shqiptar është pjesë e Plimuth.

Një shifër prej 5 milionë paundësh ka qarkulluar si kërkesa fillestare e Plimuth. Jo vetëm kaq, pasi në rast shitje synohet të shtohen edhe bonuse në kontratë apo përqindje nga kartoni.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL