VIDEO/ Sinjale pozitive para Egnatias, kampionët e Moldavisë e nisin kampionatin me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 13:39

VIDEO/ Sinjale pozitive para Egnatias, kampionët e Moldavisë e nisin kampionatin me fitore

Petrokub e ka nisur kampionatin në rrugën e duhur. Kampionët e Moldavisë mposhtën Dacia Buiucani me rezultatin 2-1.

Screenshot 2026-06-29 113220

Golat e sfidës për javën e parë u shënuan në pjesën e dytë. Rivalët e Egnatias në turin e parë të Champions tundën rrjetën në minutën e 56-të dhe 59-të. Goli i miqve në fund nuk ndryshoi fatin e takimit.

Kujtojmë se sfida e parë me Egnatian është rezervuar më 8 korrik. Një ndeshje që do të nisë prej orës 19:00.

STATISTIKAT E PETROKUB – DACIA BUIUCANI

Screenshot 2026-06-29 133351

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL