ZYRTARE/ Dinamo e bleu nga Bylisi, sulmuesi surprizon me ekipin e ri: Transferim i shkëlqyer
Luis Kaçorri ka befasuar sërish me ekipin e ri. Pasi e mbylli me Al Husein në Jordani, 28-vjeçari është zyrtarizuar nga Çeliabinsk. Këto të fundit luajnë në kategorinë e dytë ruse.

Kontrata e firmosur është 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Kujtojmë se së fundmi ishte i penalizuar nga një dëmtim i rëndë. Sfida e fundit rezulton ta ketë luajtur më 30 tetor të vitit të kaluar. Nga 23 janar kur ishte ndeshja e radhës në kampionatin uzbek, mungonte për shkak se këputi ligamentin krociat.
Kujtojmë se Kacorri luante fillimisht për Bylisin në Shqipëri. Më pas ishte Dinamo që pagoi për të siguruar shërbimet e tij.
Njoftimi i klubit rus:
“Kemi një blerje të shkëlqyer! Qendërsulmuesi shqiptar Luis Kaçorri i është bashkuar Çeliabinsk. Klubi i tij i fundit ishte Al-Husein i Jordanisë. Kaçorri shënoi 5 gola dhe dha 2 asiste në kampionat, duke e ndihmuar ekipin të zërë vendin e parë.
Sulmuesi 28-vjeçar luajti më parë për Buniodkorin uzbek, duke shënuar 12 gola në 26 ndeshje për klubin. Përpara kësaj, Kaçorri kaloi një sezon në Shqipëri me Bylisin dhe Dinamo Sitin, ku gjithashtu i kënaqte rregullisht tifozët me performancat e tij si golashënues.
Luisi e filloi karrierën e tij në Serie D të Italisë, nga ku më pas u ngjit me besim. Kaçorri nënshkroi një kontratë 1+1 me Çeliabisnk. Mirë se vjen”.
PANORAMASPORT.AL













