U transferua me bujë në Superiore, por u “zhduk” në fund: Portieri i kombëtares prezantohet te klubi i ri
Robert Ozols afrohej me bujë te Bylisi. Në Abissnet Superiore prezantohej si portier i kombëtares së Letonisë, ndërsa luajti në çdo ndeshje me përjashtim të asaj përballë Vorës në javën e fundit. Sfidë që u humb me rezultatin 5 me 2. Ozols mbeti në stol si për çudi në ndeshjen më të rëndësishme, teksa kishte luajtur te çdo tjetër më parë me Bylisin.

Ozols po bënte mjaft mirë në portë dhe madje nëse nuk do të ishte për humbjen me Vorën, Bylisi do të kishte mbetur në elitën e futbollit shqiptar. Rënia nga kategoria ka bërë që portieri të largohet menjëherë.
Ekipi i tij i ri është Grobina. Këto të fundit janë pjesë e kampionatit letonez ku mbajnë vendin e parafundit.
Ozols debutoi më 25 qershor në mënyrën më të mirë. Porta u mbajt e paprekur në debutim, pikërisht ndaj Audës që mban vendin e tretë në renditje.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













