ZYRTARE/ Luan në kombëtaren U21, klubi i Kategorisë së Parë prezanton përforcimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 16:06

ZYRTARE/ Luan në kombëtaren U21, klubi i Kategorisë së Parë prezanton përforcimin e radhës

Besëlidhja do të luajë në Kategorinë e Parë dhe ka nisur përforcimet për sezonin e ri. Lezhjanët njoftojnë nënshkrimin me mesfushorin Lucian Radu. 20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinau dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21.radu

Njoftimi i plotë

KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.

20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.

I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku!

Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!

#WelcomeRadu #KFBeselidhja #ForcaBeselidhja

PANORAMASPORT.AL