Akuzat e forta të Çelsit, Mareska pranon gjithçka: Kërkoj falje, dhashë dorëheqjen vetëm për Sitin
Çelsi lëshoi një deklaratë kundër Enco Mareskës pasi u prezantua te Mançester Siti. Pas akuzave për tradhëti, italiani ka reaguar përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Në fund të dhjetorit 2025, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Çelsi. Zgjedhja ishte vetëm e imja. Dorëheqja ime nga Çelsi më ka hapur rrugën për t’u bërë menaxher i Mançester Sitit një klub që e njoh shumë mirë. Jam i emocionuar që i jam bashkuar Sitit.
Mareska më pas i kërkoi falje klubit londinez, duke vazhduar në deklaratë: “E pranoj që largimi im nga Çelsi në mes të sezonit ka shkaktuar probleme për klubin dhe për këtë dua të kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im, as dëshira ime. Jam trajtuar mirë nga të gjithë te Çelsi dhe së bashku kemi arritur sukses të madh dhe kemi krijuar kujtime që do të mbeten gjithmonë të çmuara. Jam mirënjohës ndaj Çelsit, pronarëve dhe tifozëve të saj që më dhanë këtë mundësi.”
PANORAMASPORT.Al













